Nëna e adoleshentit të dhunuar dje pranë zonës së Liqenit Artificial, pse kishte dalë shëtitje me biçikletë, ka dërguar një mesazh tronditës te ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo thotë se kishte frikë të shkonte edhe në spital me të birin e dhunuar se mos e arrestonin.
Ajo thotë se është nënë e vetme dhe mezi e mban familjen. Lexoni mesazhin:
Përshëndetje dr. Djali është shumë keq. I dhemb shumë koka. Pata frikë të shkoja në spital se mos me kapte policia rrugës dhe më burgosnin dhe mua, dhe djalin.
Thjesht xhiro me biçikletë pas 2 muajve izolim doli të bënte fëmija im. Jam një nënë qe i kam rritë fëmijët e vetme, me një mijë e njëqind sakrifica.
Përshëndetje i nderuar, jam Zaida Çobo, nëna e fëmijës që është dhunuar dje barbarisht nga Policia e Shtetit, ju lutem më ndihmoni se jam e vetme në këtë jetë, s’kam asnjë përkrahje, fëmijët i kam rritur me shumë sakrifica, kam 15 vjet që luftoj me jetën kam bërë burrin dhe gruan në familje, pasi fëmijët e mi s’kanë baba, ndihem shumë e cenuar dhe kam frikë për fëmijët dhe jetën e tyre këtu, dje pasi mora djalin nga policia dhe pasi pashë videon te ‘jeta eshte qejf’, ankesën e parë e bëra te Edi Rama, por s’mora asnjë përgjigje, më përkrahni ju lutem me ndonjë avokat, ose me Avokatin e Popullit, me ndonjë shoqatë ku mbron të drejtat e të miturve, s’kam me fuqi, s’di nga t’ia mbaj, dua të drejtën e djalit dhe dëmshpërblim moral të fëmijës, të shoqërosh një fëmijë 15 vjeç në komisariat pse nuk zbriti nga biçikleta se kishte frikë se ia merrnin policët, këtu ndodh ky fenomen, të rrahësh një fëmijë me grushta pa bërë asnjë faj këtu ndodh, Erjon Veliaj bën korsi për biçikleta dhe kur dalin kalamajtë për xhiro, na i rref policia, nuk di me nga t’ia mbaj, jam e tmerruar i nderuar.