Me rritjen e temperaturave, mund të heqim dorë nga ç’do gjë që na bën të djerësisim, por jo nga atletet. Veçanërisht, ato të bardhat. Duke i veshur edhe më shpesh gjatë verës problemi kryesor bëhet larja e tyre.
Për hir të së vërtetës, çfarë i bën të duken edhe më të bukura atletet tona është pastërtia.Një atlete e pastër ndryshon komplet nga ajo e zhytura në pluhur!
Çfarë të bëjmë?
1. Jo lavatriçe!
Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën…
2. Sekreti qëndron tek lidhëset.
Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve. Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.
3.Ujë dhe sapun
Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.
4. Merrni atletet, shkoni në banjë dhe nxirrni pastën e dhëmbëve.
Me një furçë të vjetër, filloni të pastroni atletet aty ku e kanë humbur shkëlqimin. Pastën e dhëmbëve, e mira është ta miksoni me pak sheqer dhe gjithë pisllëku do të zhduket si me magji!
5. Kujdes me çorapet
Nuk e dimë sa nevojë keni ta dëgjoni këtë, por vishini atletet me çorape! Djerësa dhe mikrobet e këmbëve nuk do t’i bëjnë asnjë nder atleteve. Sigurohuni të jenë pambuk!
6.Mbajini me kujdes!
Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.
Kujdes ku shkelni dhe mos i ekspozoni shumë në diell pasi mund të zverdhën shpejt./ Marie Claire