Kritika për masat kundër virusit ndaj Donald dhe Melani Trump

0

Melania Trump dhe presidenti Donald Trump pritën sot të rinj “skautistë” në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë ndihmuar në krizën e koronavirusit në SHBA.

Por në pritjen në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Melania dhe presidenti nuk mbanin maska në fytyrë teksa takonin vajzat vullnetare, infermieret dhe disa pronarë biznesesh. Presidenti Trump u dha atyre çertifikata vlerësimi dhe bëri foto me to. Zonja e parë komentonte pas takimit në rrjetet sociale: “Sot unë dhe presidenti pritën në Shtëpinë e Bardhë disa nga heronjtë e Covid-19. Ne dëgjuam historitë e tyre të unitetit e patriotizmit, që kanë frymëzuar qytetarët amerikanë”. Në disa nga foto e rastit skautistet shihen që mbajnë maska në fytyrë kurse presidenti dhe Melania jo.

Zonja e parë disa javë më herët shpërndante në rrjetet sociale mesazhe inkurajimi për mbajtjen e maskave duke nxitur amerikanët për t’i mbajtur ato në publik.Përdoruesit e mediave sociale reaguan me zemërim ndaj Melanias, duke përmenduar faktin se nuk mbante mbulesë në fytyrë. Një prej tyre shkruante: “Si mund të tregosh simpati ndaj skautistëve pa mbajtur maskë në fytyrë?” Një tjetër nga New York përgjigjej: “Ajo vajza e vogël me maskë është i vetmi person inteligjent aty”.

Edhe postimi i radhës e mbështeste komentuesin: “Më vjen mirë që skautistja është aq inteligjente sa mban një maskë”. Presidenti Trump ka refuzuar të mbajë maskë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Artikulli i mëparshëmReagon Florjan Binaj: Ja parashikimi i tij i frikshëm se ç’mund të ndodhë nesër
Artikulli i radhësArdit Gjebrea: Vonë për të mbrojtur Teatrin