Shembja e Teatrit, KE-Ramës: Keqardhje që nuk respektuat thirrjet tona, dhuna …

0

Komisioni Europian përmes një postimi në Twitter shpreh zhgënjimin lidhur me vendimin e njëanshëm të Bashkisë së Tiranës, që vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur të gjithë institucionet ndërkombëtare kishin bërë thirrje për dialog.

Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen.

KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

‘Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile.

Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq’,- thuhet në reagim.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

‘Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në veçanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat’,- thekson KE.

Artikulli i mëparshëmMomente ankthi për Del Pieron, shtrohet në spital
Artikulli i radhësLuftë në ‘parajsë’/ Nipi i vendos përgjues miliarderit