Gareth Bale është shpallur si sportisti më i pasur nën moshën 30-vjeçare, por ai ka një rrugë të gjatë për të rivalizuar Lewis Hamiltonin.
Futbolli ndoshta mund të jetë një sport i rrezikshëm, pasi mund të lë lëndime serioze, mirëpo shumë prej futbollistëve kanë krijuar pasuri milionëshe.
Ylli i Real Madidit i prinë listës për sportistët që kanë krijuar pasuri nën moshën 30-vjeçare, duke arkëtuar plotë 114 milionë funte, derisa ajo u rritë për 20 milionë nga viti i kaluar.
Pas tij renditet boksieri Anthony Joshua, që ka krijuar një pasuri 107 milionëshe, derisa kësaj vlere iu shtuan 58 milionë nga viti i kaluar.
Më poshtë mund të shikoni listën e sportistëve që kanë krijuar pasuri nën moshën 30-vjeçare.