Lajmet kryesore nga tregjet e naftës/ Bursa për datën 19 Maj 2020

0

Ekonomia pas pandemisë globale me siguri që do të ketë një panoramë ndryshe dhe kjo do të pasqyrohet me siguri dhe në tregun e naftës, ndoshta edhe më fortë.

Një prej ndryshimeve që tashmë duket si fakt janë prodhuesit amerikan të naftës, të përqëndruar kryesisht në Texas dhe Dakota, të cilët duket se po zëvendësojnë Arabinë dhe vendet anëtare të OPEC si aktorët kryesorë për caktimin e çmimeve të naftës në bursat botërore.

Çfare ka ndryshuar? A ka më shumë kërkesë sesa kishte? Kina dhe fqinjët e saj kanë rindezur motorrët e tyrë ekonomikë. Evropa dhe Amerika e Veriut kanë filluar gjithashtu ta bëjnë këtë.

Tregjet e aksioneve gjatë së hënës gjithashtu patën nga një frymë më pozitive pas lehtësimit të masave të bllokimit dhe gjithashtu nga politikat mbështetëse të FED në SHBA.

Prodhimi është zvogëluar. Marrëveshja midis Opec, Rusisë dhe shteteve jo anëtare nuk ishte e mjaftueshme muajin e kaluar, por Sauditët e shkurtuan dhe më tepër prodhimin e tyre duke i dhënë më tepër frymëmarrje çmimeve, të cilat prej atëherë kanë qënë në një ngritje graduale pothuaj të përditëshme.

Ende ekziston një çekuilibër, me çmimin që është akoma më i ulët sesa prodhuesit do të donin që të ishte. Rruga drejt stabilizimit pas tronditjes së pandemisë globale duket se tashmë është e shtruar dhe futja në shina e tregut është në dorën e vetë aktorëve të tij kryesorë.

Bursa për datën 19 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA294.00– 3.50
DIESEL280.75– 15.50
BRENT32.70– 1.37

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmZbulohet rilindasi civil që goditi gazetarin Alfred Lela (Foto dhe video)
Artikulli i radhësÇ’është ajo aty? 14 rastet kur njerëzit kanë parë gjëra të çuditshme dhe janë tmerruar!