Ndonëse protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestueseve, ku madje disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për ‘News24’ Rama theksoi se sjellja e policisë gjatë protestës ishte sjellje europiane. Ai mbrojti tezën e tij se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.
“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën.”, tha Rama.