Basha flet mbi propozimin amerikan për futjen e sistemit zgjedhor danez në Shqipëri

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar propozimin që Ambasada Amerikane i ka bërë tryezës së Reformës Zgjedhore për të përdorur sistemin danez në vendin tonë. I pyetur për këtë çështje Basha tha “nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor”. Gjithsesi Basha u shpreh i hapur për të ndryshuar sistemin.

“Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama” – tha Basha.

Kreu i demokratëve foli edhe për reformën zgjedhore e cila duket se është futur në ngërç pasi pa shembjes së Teatrit opozita nuk është kthyer në tryezë.

“Partia Demokratike dhe opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës” – tha Basha i pyetur pas përfundimit të protestës së Aleancës për mbrojtjen e Teatrit.

Artikulli i mëparshëmSanchez tregon se çfarë nuk i pëlqeu te Mourinho kur të dy ishin te United
Artikulli i radhësJuventusi refuzon 75 milionë eurot e Barcelonës për De Ligtin