Google njoftoi të martën se nuk do të ndërtonte më mjete të personalizuara të Inteligjencës Artificiale për kompanitë e naftës dhe gazit, pasi ambientalistët e Greenpeace, e renditën Google – së bashku me Amazon dhe Microsoft — në një raport, duke thënë se ata kanë ndihmuar kompanitë e naftës dhe gazit për të gjetur dhe nxjerrë naftë dhe gaz, duke mos zbatuar kështu premtimin e tyre lidhur me uljen e emetimeve të karbonit në planet.
Pas deklaratës me hipokrizinë e nënkuptuar, Google ka filluar lëvizjet e saj duke mos ofruar më shërbimet aq shumë të domosdoshme në gjetjen dhe zhvillimin e fushave të reja naftëmbajtëse në të gjithë botën – një veprim të cilin Greenpeace e lavdëroi.
“Google ende ka disa kontrata të lidhura më herët në kohë me shumëkombëshet e naftës dhe gazit, dhe ne e mirëpresim angazhimin e Google për të mos ofruar më zgjidhje të posaçme për zbulimin, zhvillimin e platformave dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit,” tha për AP, përgjegjësja për korporatat e mëdha në Greenpeace, Elizabeth Jardim.
Pasi pandemia e koronavirusit zhduku një pjesë të madhe të kërkesës dhe çmimet e naftës ranë kohët e fundit duke zbritur në territor negativ, këto shërbime të inteligjencës artificiale dhe informatike janë bërë edhe më të domosdoshme për industrinë, në mënyrë për të qëndruar sa më fitimprurës dhe konkurrues.
Sidoqoftë, Google do të vazhdojë të respektojë të gjitha kontratat e saj ekzistuese.
Bursa për datën 20 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 305.25 | + 11.25 |
DIESEL | 289.75 | + 9.00 |
BRENT | 34.14 | + 1.44 |
©aktualitet.al