Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari ka reaguar, pas pezullimit të Luan Dacit, gjyqtar në Kolegjin e Posacëm të Apelimit.
Sevdari shprehet se për fat të keq, anëtarë të KPA janë zgjedhur njerëz pa integritet profesional e moral
Reagimi i Antoneta Sevdarit:
Quis custodiet ipsos custodes?
Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re.
Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie.
Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtesine shqiptare, por përkundër nga sa pritej e shkatërruan me themel.
Çdo shqiptar i Republikes së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykates Kushtetuese , qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional.
Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalen e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U bëj thirje autoriteve shqiptare dhe nderkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte sepse siç thotë fjala e urtë popullore “dielli nuk mbulohet me shoshë”?
Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet tek Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cënon parim për një proces të rregullt ligjor.