Zyrtare: Giroud nënshkruan kontratën e re me Chelsean

0
Olivier Giroud (Foto: Chelsea FC)

Olivier Giroud e ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Chelsean deri në qershor të vitit 2021 dhe për këtë është shprehur i lumtur.

Sulmuesi do të ishte i lirë këtë verë dhe kishte shumë klube që ishin vënë pas tij, ndër to edhe Interi që ishte afër në janar.

Chelsea sot njoftoi se ata kanë të zgjatur kontratën edhe për një vit me sulmuesin francez.

“Jam i lumtur që vazhdoj rrugëtimin dhe aventurën time te Chelsea”.

“Mezi pres që të kthehem të luaj dhe të shijoj futboll garues me shokët e skuadrës”.

“Mezi pres të vesh përsëri fanellën e Chelseat, veçanërisht para tifozëve tanë në një Stamford Bridge të mbushur”, ka thënë ai.

Artikulli i mëparshëmJuventusi refuzon 75 milionë eurot e Barcelonës për De Ligtin
Artikulli i radhës‘Këshilli i Turpit’, ata që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar marrin disa pagesa në borde të ndryshme (Emrat)