5 filma që ishin më të mirë se librat

0

The Godfather, 1972

Francis Ford Coppola donte që Mario Puzo të ishte pjesë integrale e procesit të prodhimit dhe çifti hartoi një skript të arrirë që i fshin momentet e dobëta të novelës.

Cape Fear, 1991

Ekzekutorët (The Executioners), libri mbi të cilin është bazuar, mund të ofrojë një lexim plot tension dhe ankth, por asgjë në krahasim me brutalitetin e pastër të filmit të Scorsese-s. De Niro si hakmarrësi Max Cady është në formë të shkëlqyer, por edhe roli i Juliet Lewis-it e fortifikoi statusin klasik të këtij filmi.

Silence of the Lambs, 1991

Një histori drithëruese si në formën letrare, edhe në atë kinematografike, Anthony Hopkins i jep një frymë tmerruese krijimit mjeshtëror të Dr. Hannibal Lecter-it të Thomas Harris-it. Mënyra sesi Hopkins vë në dukje tensionin seksual mes Lecter-it dhe Clarice Starling, diçka që ndoshta te novela mund të ndihej e rehatshme, në ekranin e madh e bën atë pikëlluese dhe turbulluese.

Casino Royal, 2006

Nga të gjithë filmat Bond, shumë mendojnë që vetëm Casino Royale i jep atë çka i takon, dhe më shumë, tekstit origjinal. Ringjallja që Martin Campbell i bëri filmit ishte për audiencat si një goditje e fortë në kraharor, nga ato që të lënë pa frymë fare. Filmi është ndoshta nga të vetmit që jo vetëm ka kapur thelbin e Bondit të Fleming-ut, por ndoshta edhe e ka përmirësuar pak.

Gone Baby Gone, 2007

Gone Baby Gone shënon momentin kur bota prezantohet me Ben Affleck, regjisorin. Bashkë me performancën mbërthyese të vëllait të tij më të vogël, Casey Affleck, dhe dialogët e skenaristit Aaron Stockard, Ben Affleck e ktheu novelën me të njëjtin emër nga një vepër argëtuese por shpesh të ngadaltë, në një neo-noir të errët dhe plotë dredha që e fut shikuesin në nënbotën e pistë dhe të egër të Boston-it.

The Scarlet Letter, 1995

Ky është një adaptim pa shije dhe me shumë pak ngjashmëri i kumtesës së ashpër sociale të Nathaniel Hawthorne-t. Një prej gabimeve kryesore? Roli që i besohet Demi Moore-t, e cila ekspozon hiret mishtore kur në fakt duhet të nxjerrë në pah shpirtin e trazuar të Hester-it. Recesioni i New York Times për filmin: “Nëse keni dëgjuar ndonjë gjë për filmin, me shumë gjasa e dini që filmbërësit kanë shtuar fundin e lumtur. Por na del që ata kanë ndryshuar gjithashtu fillimin, mesin dhe vetë thelbin e librit”.

Konti i Monte Kristos, 2002

Megjithëse para këtij filmi, klasiku aventurier i Alexander Dumas-it ishte përshtatur për kinema plot nëntë herë, botës i duhej me patjetër një version nga regjisori i masakrës kinematografike të njohur me emrin Waterworld. Tek adaptimi i Kevin Reynolds-it disa prej personazheve eliminohen, aksioni amplifikohet, e sikur të mos mjaftonte kjo, fundi ndryshohet. Rezultati ishte aq zhgënjyes sa kritiku Jeff Stark i revistës “Salon” shkroi “Të thuash që filmi të përçon emocionet e novelës, është si të thuash që pijet e gazuara nuk kanë të njëjtin efekt si heroina”.

Udhëtimet e Gulliver-it, 2010

I mjeri Jonathan Swift! Në shekullin e tetëmbëdhjetë, ai shkroi një rrëfenjë madhështore dhe plot imagjinatë të aventurave në vende të lavdishme dhe të frikshme. Mendjet e njoma dhe kërkuese gjenin kënaqësi dhe përmbushje te rrëfimi i detajuar dhe krijues, kurse të rriturit gjetën aty satirën e hollë politike. Por 300 vite kalojnë dhe kjo kryevepër del në kinema me sjelljen groteske, të zhurmshme dhe të rrëmujshme të Jack Black-ut, i cili luan të njëjtin personazh të padurueshëm që luan gjithmonë, kësaj here i quajtur Lemuel Gulliver. Është një adaptim modern, i sikletshëm dhe i dhimbshëm, që nuk ngjason fare me narrativën e Swift-it. E vetmja gjë e mirë e këtij adaptimi? Zgjat vetëm 85 minuta. Zoti është treguar i mëshirshëm me të gjithë ne.

Troja, 2004

Ky version i thjeshtëzuar deri në budallallëk i Iliadës së Homer-it, ishte më shumë një homazh për muskujt e bronztë të Brad Pitt-it në rolin e trimit grek Akilit se sa për luftën e lavdishme të Trojës. Për Entertaiment Monthly, të shihje Trojën për të kuptuar pak nga madhështia e Iliadës është si të hash supë orizi me pirun; ndoshta jo ideja më e keqe që ke pasur ndonjëherë, por nuk e shijon fare gjithë atë mirësi.

Mandolina e Kapiten Corelli-t, 2001

Nicolas Cage si një oficer italian në Luftën e Dytë Botërore, Penelope Cruz is një greke ishullore dhe John Hurt si babai i saj. Cili prej këtyre tre elementëve u dukën si ide e mirë për adaptimin e veprës së Loius de Bernieres? Novela flet për eksperiencën e një ushtari italian gjatë pushtimit italian të ishullit grek të Qefalonisë, por regjisori John Madden vendosi për një histori tërësisht dashurie, duke eliminuar të gjitha pjesët e “pakëndshme”.

Artikulli i mëparshëmKurti shpreh gatishmërinë për të rinisur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë
Artikulli i radhësTekashi 6ix9ine tha se se meritonin vendin e parë, Justin dhe Ariana i kthejnë përgjigje