Çmimet e naftës po rikuperohen. A po ndodh shumë vrullshëm, shumë shpejt? Bursa për datën 21 Maj 2020

0
trading, crude oil, energy commodities

Çfarë ndryshimi që bën një muaj! Çmimet e naftës – pasi rranë në nivelet më të ulëta historike në prill – janë larguar nga buza e greminës, duke u rritur shumë ndërsa kërkesa për karburant rritet, dhe shumë prodhues po e mbajnë të ulët prodhimin e nafës krudo pas shqetësimeve për mungesën e kapaciteteve  të depozitimit.

Çfarë po ndodh: Kontratat e ardhshme për West Texas Intermediate, standardi amerikan i çmimeve, u  tregtuan së fundi me mbi 32 dollarë për fuçi, duke u rritur me më shumë se 70% këtë muaj. Kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent, standardi botëror i çmimeve, u tregtua së fundi me 35 dollarë për fuçi, me një rritje mujore prej 39%.

Çmimet janë ende tejet të depresionuara – Kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent tregtoheshin afërsisht me 69 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2020. Por tashmë është e qartë se procesi i ribalancimit të ofertës dhe kërkesës është duke ndodhur.

“Tani jemi në një fazë me më shumë stabilitet në treg,” tha Paola Rodriguez-Masiu, analiste e lartë e tregjeve të naftës në Rystad Energy, të mërkurën. “Luhatshmëria e tregut me lëkundje të mëdha ditore do të ishte e papritur dhe e pajustifikuar”.

Bursa për datën 21 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA304.25– 1.00
DIESEL286.75– 3.00
BRENT34.14+- 0.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmMeta: Kur të shpërndaj parlamentin, do të shpërndaj edhe qeverinë
Artikulli i radhësKasatë shtëpie me Kos, Mjaltë dhe Arra