Historia e gripit të Hong Kongut që ua kishte marrë jetën miliona njerëzve – por dallonte për një gjë nga COVID-19

0

Gripi i Hong Kongut H3N2 “galopoi” në valë për më shumë se një vit, por askush nuk i kishte zbatuar masat mbrojtëse.

Pikërisht para 52 viteve, më saktësisht në vitin 1968, bota ishte goditur nga një grip i ri vdekjeprurës që ishte zbuluar në Kinë dhe në mënyrë automatike ishte “bartur” në Hong Kong, dhe për këtë arsye ka marrë këtë emër derisa është përhapur edhe në pjesë tjera të botës me shpejtësi të madhe.

Pandemia e H3N2 ka ngjashmëri të habitshme me coronavirusin SARS-CoV-2. Të dy viruset përhapen shpejtë dhe në mënyrë agresive, duke shkaktuar simptoma në traktin e sipërm të kanaleve të frymëmarrjes si ethe, kollë dhe mungesë të frymëmarrjes së mjaftueshme.

Më së keqi e pësojnë personat mbi moshën 65-vjeç dhe ata me sëmundje tjera kronike, kështu krijojnë një lloj “aftësie” për të infektuar persona të gjitha moshave.

Vala e parë e gripit të Hong Kongut kishte përfunduar në fillim të muajit mars në vitin 1969, dhe nuk shpërtheu sërish deri në dhjetor të njëjtit vit, kurse përfundimisht është zhdukur në vitin 1970.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi H3N2 siç është emërtuar nga profesionistët, ua ka marrë jetën 4 milionë njerëzve në 122 vende të botës.

Në Evropë është përhapur në dy valë të ndryshme, derisa në SHBA, vdekjet kanë tejkaluar shifrën prej 100 mijë viktimave.

Pavarësisht peshës së pandemisë, shkollat në SHBA nuk ishin mbyllur, përveç disave për shkak të numrit të madh të mësimdhënësve të sëmurës, madje as maskat për fytyrë nuk i kanë konsideruar të nevojshme e lëre më që distanca fizike sociale as që është respektuar.

Besohet se “gripi i Azisë” nga viti 1957 kishte mundësuar krijimin e pandemisë së “gripit të Hong Kongut”, përmes një procesi të quajtur “ndryshimi i antigjeneve”.

Gjatë këtij procesi ndodhin modifikime të vogla të gjenit të grupit të virusit, shkakton reaksion të sistemit imunitar të njeriut. Me këto ndryshime shpjegohet se pse njerëzit preken shumë herë nga gripi.

Jeta ka vazhduar normalisht, pa pompozitet, pavarësisht që New York Times këtë pandemi e kishte përshkruar si “një nga më të këqijtë në historinë e këtij kombi”, kurse deri në shtator të po atij viti mijëra marinsa ishin kthyer nga lufta e Vietnamit.

Edhe pse gripi deri në dhjetor të vitit 1968 arriti kulmin, të gjitha aspektet e jetës janë zhvilluar pa problem dhe panik. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, askush nuk brengosej.

Është interesant se si lajmet për virusin janë shfaqur rrallë në ballinat e gazetave ndërkombëtare e lëre më nëpër televizione as që është përmendur. Ishin kohë krejtësisht tjera, ku temat e ndryshme mbizotëronin në lajme: Njeriu i Parë në Hënë, politika e atentatit mbi Robert Kennedy dhe Martin Luther King, luta në Vietnam… 

Artikulli i mëparshëmBasha zbardh detaje mbi takimin e mbajtur në Presidencë
Artikulli i radhësRrëfimi i infermieres braziliane e cila për shkak të COVID-19 nuk po flet me vëllezërit: Ata i besojnë Bolsonaros – mendojnë se bëhet fjalë për grip të rëndomtë