Kreu i KQZ, Klement Zguri ka raportuar në Kuvend ecurinë dhe performancën e institucionit të zgjedhjeve në 2019.
Zguri thotë se ato zgjedhje bënë si viktimë KQZ-në teksa konflikti politik çoi në minim të besimit tek zgjedhjet.
Po ashtu Zguri thotë se embrioni i i zgjidhjes është një administratë jopolitike, dekriminalizimi dhe financimi i partive.
”Thashë që përplasja politike nuk do e lërë KQZ. Jam ndjerë shumë i prekur që Kuvendi këtë shqetësim e bëri shqetësim të vetin dhe KQZ-së me një rezolutë që shpëtuan administrimin e zgjedhjeve nga kolapsi.
Menaxhimi i zgjedhjeve na pasuroi me një model administrimi që është udhërrëfyes për të ardhmen.
Zgjedhjet e 2019
Konflikti politik i bëri zgjedhjet jonormale dhe KQZ u bë viktima, ishim drejt ezaurimit. Administrimi i zgjedhjeve u disbalancua, besimi tek zgjedhjet u minua. Nuk pati konkurrencë. Ne jemi të kënaqur që disa arritje u vlerësuan. ODIHR vlerësoi përgjithësisht pozitivisht ecurinë e KQZ.
KQZ ishte dukshëm përfshirëse në regjistrimin e kandidatëve. Por nga ana tjetër edhe kritikat, zvogëloi sigurinë juridike. Kuvendi ka filluar përfshirjen e rekomandimeve për Reformën e ardhshme Zgjedhore.
KQZ verifikoi 80% të kandidatëve. Para se ata të regjistroheshin. 10 mijë e 153 shtetas për këshilltarë dhe 153 për kryebashkiakë.
Administrimi i zgjedhjeve u bë nga komisione që nuk funksionuan në mënyrë të plotë. Vakancat u mbushën me thirrjen e KQZ ndaj qytetarëve për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve. U ndryshuan procedurat. Embrioni i zgjidhjes është administrata jopolitike, dekriminalizimi si dhe financimi i partive.
Kryefjala e KQZ ishte monitorim dhe kontroll. 34 auditues ligjorë morëm për fondet gjatë fushatës zgjedhjore dhe shpenzimet.
22 parti politike nga 36 kanë dorëzuar raport financiar për fushatën zgjedhore. ”- tha Zguri