Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjet shkrimin e gazetës franceze “Liberation”, të publikuar sot në BalkanWeb.
E bashkë me të, Kreu i Shtetit ka një tjetër apel për politikën. Ai thotë se është koha për një reflektim të thellë që vendi të mos humbë rrugën europiane.
“Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”, shkruan Presidenti, duke u nisur nga shkrimi që vë në dukje se pas shembjes së TK, demokracia në Shqipëri është në rënie.