Një humbje e rëndë dhe e turpshme. Edhe për Dfb. Në javën e parë post Covid në Bundesliga 2, Stuttgart ka humbur kundër Ëehen (e parafundit) për golin e shënuar në të 97′, nga Tietz me 11 metërsh, duke zbritur kështu nga vendi i dytë në të tretin në klasifikimin që do ta detyrojë, në fund të sezonit, të përballet në playoff me të tretën nga fundi të Bundesliga. Një rrëshqitje e paparashikuar që klubi nuk ka ndërmend ta pranojë. Stuttgart ka prezantuar ankimimin kundër njohjes së rezultatit nga Dfb. Akuza është se nuk është respektuar protokolli Var dhe u kuptua nga biseda që u dëgjua mes arbitrit dhe VAR, për shkak të shkallëve bosh të stadiumit.
Në kohë shtesë Chato, i Ëehen, kërceu në zonën kundërshtare bashkë me Al Ghaddioui të Stuttgart për të goditur topin me kokë. Arbitri Stegemann vazhdoi lojën por Kampka, tek Var, e thërriti. Mbrojtësi e kishte goditur topin me dorë. Puna është se stadiumi bosh ka bërë të dëgjohet e gjithë biseda: “Nuk shoh asgjë nga këto pamje. Ke imazhe më të qarta? Ke pamje anësore? Nga prapa? Nga para?”. Përgjigjet e Kampka nuk janë futur në mikrofon. “Unë nga këto imazhe nuk shoh prekje me dorë – vazhdoi Stegemann -. Nuk e kuptoj nëse ka kontakt me dorë apo jo”.
E megjithatë penalltia u akordua. Sven Mislintat, drejtori sportiv i Stuttgart, ka shpjeguar motivin e ankimimit: “Arbitri në rastin e golit vendimtar nuk respektoi rregullat e ndikoi në rezultatin final. Për ne është skandal”.
Problemi, sipas asaj që bën të ditur Dfb është qesharak: monitori i pozicionuar në anë të fushës, nuk ishte HD. Për këtë Kampka, tek Var, me një rezolucion më të mirë, shihte faullin, ndërsa Stegemann jo. Për Dfb penalltia ishte korrekte.