E dashura e një yllit të Premierligës (emri i të cilit mbahet i pa deklaruar për shkak të privatësisë), është kapur duke kontrabanduar armë ilegale në një fluturim privat në Britani të Madhe.
Partnerja e futbollistit anglez është e famshme në Instagram, mirëpo The Sun raporton se emri i saj nuk është bërë publik për t’ia mbrojtur privatësinë.
Ajo pretendoi se armët i kishte marrë vete për ta mbrojtur veten dhe thuhet se kishte filluar të qante porsa ishte konfrontuar nga rojet e Forcës Kufitare në aeroportin Biggin Hill në Kent, pasi kishte udhëtuar nga Evropa të dielën në mbrëmje.
Gruaja fillimisht kishte tentuar t’i fuste vjedhurazi armët përmes sigurimit, duke insistuar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Megjithatë, zyrtarët kufitarë kërkuar që ajo ta hapë çantën dhe aty u gjetën armë elektrike dhe çomangia, të cilat iu konfiskuan menjëherë.
“Duket se ajo besoi se do të ishte në rregull të merrte me vete armë trullosëse në Britani të Madhe për ta mbrojtur veten. Ajo s’ia kishte idenë se posedimi i armëve të tilla merret shumë seriozisht”, ka thënë burimi i The Sun.
Posedimi i një arme të tillë, që dërgon tronditje të fuqishme elektrike te personit ndaj të cilit përdoret mund të shkaktojë paralizim të përkohshëm, dënohet me deri në gjashtë muaj burg dhe gjobë prej deri 5000 pound.
Përderisa nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me të më vonë, partnerja e yllit të Anglisë tha se i kishte marrë me vete ato armë për ta mbrojtur veten në rast se sulmohej nga kriminelë, të cilët kanë organizuar sulme ndaj futbollistëve së fundi.
Javën e kaluar, mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, mbeti i lënduar pasi shtëpia e tij i ishte vjedhur nga dy burra të armatosur , të cilët e kishin kërcënuar se do ta vrisnin.