Një menaxher banke dhe të paktën një pasagjer tjetër u nxorën të gjallë nga rrënojat e një avioni Airbus A320, që u rrëzua në Pakistan sot, duke vrarë të paktën 100 persona.
Video tregon momentin kur presidenti i një banke, Zafar Masood nxirret i gjallë nga rënojat e avionit të linjës Pakistan International Airlines.
Avioni u rrëzua në një lagje të banuar në Karaçi.
Dëshmitarët thanë se avioni tentoi të ulej tre herë, derisa u rrëzua në tentativën e katërt.
Kapiteni i tha kullës së kontrollit se kishte humbur një nga motorrët dhe kishte lëshuar sinjalin e alarmit.