Shumëkush mund të mendojë se me stadin aktual të zhvillimeve teknlogjike në botë, ndërtimi i raketave balistike ndër-kontinentale (ICBM), duhet të jetë një mision relativisht i lehtë. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Në botë, vetëm 10 vende kanë arritur të ndërtojnë me sukses raketat ICBM.
Po pse është kaq i vështirë prodhimi i tyre? Ndoshta shpjegimi duhet të nisë nga ajo se çfarë është në të vërtetë një reketë balistike ndër-kontinentale. Në shpjegimin më të thjeshtëzuar, bëhet fjalë për një raketë që pasi lëshohet, duhet të ndjekë një trajektor të caktuar derisa bie tokë si pasojë e forcës së gravitetit.
Raketa lëshohet në ajër nga një motor i fuqishëm. Vendi i parë që shtroi idenë e një rakete që mund të udhëtonte në distanca të mëdha ishte Gjermania e epokës naziste. Nazistët patën një operacion, “Project America”, të udhëhequr nga Verner von Braun, që synonte të ndërtonte një raketë që mund të godiste Nju Jorkun në SHBA.
Ndërsa kjo ide nuk u realizua, gjermanët zhvilluan në atë kohë V2, një raketë shumë e suksesshme që u lëshua drejt Anglisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Raketat “V” ishin pararandëset e raketave balistike. Inxhinierët që punuan mbi programin e raketave gjermane, u rekrutuan pas luftës në SHBA dhe Rusi, për të punuar mbi programet raketore në këto vende.
Filozofia e projektimit që e përdorën gjermanët, hodhi themelet e programeve raketore të ICBM, si në Amerikë ashtu edhe në Rusi. Raketave e para balistike ndër-kontinentale, qenë në fakt raketa V2 të modifikuara. Raketës iu vendosën krahë, dhe ajo u quajt raketa A9, ndërsa motori i madh që mundësonte lëvizjen e raketës quhej A10.
Motori i ri i fuqishëm, e rriti ndjeshëm rrezen e veprimit të raketës nga 300 në 5.000 kilometra. Raketa e re u ndërtua duke përdorur një busull që diktonte trajektoren që duhej të ndiqte raketa, dhe për të goditur shenjestrën. Kur aktivizoheshin motorët e raketës, sistemi drejtues i brendshëm i përbërë nga xhiroskopët, ishte përgjegjës për mbajtjen e raketës në kursin e përcaktuar.
Rrezja e veprimit do të menaxhohej përmes rregullimit të sasisë së karburantit të ngarkuar në raketë. Duke përdorur rregullat e rrëshqitjes në fizikë, dhe bërë llogaritjet e duhura matematikore, inxhinierët do të vlerësonin me saktësi sasinë e karburantit të nevojshëm për të ngritur raketën, dhe për t’i dhënë asaj impulsin e mjaftueshëm për të përshkruar rrugën e përcaktuar, para se graviteti të tërhiqte raketën drejt Tokës.
Mënyra e llogaritjes së rrezes së goditjes, ishte shumë e përparuar për kohën, por mbetej gjithsesi një mënyrë e përafërt. Raketat e dikurshme V2, nuk ishte më të saktat e mundshme, dhe në atë kohë nuk kishte asnjë mjet në dispozicion për të kontrolluar raketën gjatë fluturimit të saj.
Por kjo gjë nuk ishte një çështje për gjermanët, teksa Londra ishte praktikisht një objektiv i pangatërrueshëm nga vend-lëshimet naziste në Hollandë. Dhe pa marrë parasysh llogaritjet origjinale, V2 ishte gati e sigurt se do të godiste një pjesë të Londrës. Përpjekja për të goditur një objektiv në distanca 10 herë më të mëdha sesa norma e kohës, kërkonte një teknologji shumë më të madhe, dhe një sistem drejtimi që të ishte shumë më i menaxhueshëm dhe i saktë.
Planet fillestare të gjermanëve për raketat e para balistike, ishin shumë të guxishme. Synimi ishte që piloti të futej në një hapësirë në majë të kokës së raketës, dhe më pas të dilte në hapësirë, ku gjatë fazës së parë do të ndahej nga koka e raketës. Kur të mbarohej karburanti i fazës së dytë, piloti do të rikthehej përmes atmosferës së tokës, dhe do të zbarkonte pranë objektivit të synuar të raketës, duke përdorur udhëzimet e grumbulluara nga nëndetëset gjerrmane, që do të dilnin në sipërfaqen e detit për të siguruar komunikime radio, teksa do të përpiqeshin të evakuonin pilotin.
Se si projektuesit mendonin të garantonin mbijetesën e pilotit, kjo gjë mbetet ende sot një mister. Nëse ai nuk do të digjej duke në atmosferën e Tokës, presioni i ajrit gjatë daljes nga kapsula, do ta kishte vrarë atë menjëherë. Duke qenë se në atë kohë kompjuterët në bord ishin një gjë e panjohur, zhvillimi i një sistemi udhëzues ishte pothuajse i pamundur.
Sot raketat balistike ndër-kontinentale moderne, mbështeten gjerësisht në fuqinë e kompjuterit, së bashku me xhiroskopët, hartat e terrenit dhe sistemet GPS, për të siguruar që raketat po shkojnë drejt objektivit të duhur. Një tjetër problem ishte sasia e eksplozivëve, që mund të mbante koka e raketës.
V2-ja gjermane ishte një raketë e madhe, me një një ngarkesë të vogël brenda, por kjo nxirrte në pah një problem tjetër. Sa më e madhe që të jetë ngarkesa, aq më e madhe është raketa, dhe aq më e vështirë është të llogaritet rrezja dhe trajektorja e saj. Dizenjimi i fazës së parë të raketës, e shumëfishon ndjeshëm kompleksitetin e të gjithë problemit, si dhe shton ndjeshëm koston e raketës.
Shtimi i një ngarkese të madhe, thjesht e bëri problemin shumë më të ndërlikuar, saqë në atë kohë nuk kishte ndonjë mundësi zgjidhjeje. Problemi i fundit me të cilin duhej të përballeshin ekspertët, është çështja e ri-hyrjes së raketës në atmosferën e tokës. Kjo fazë, shoqërohet me një nxehtësi të madhe, ndaj çdo ngarkesë duhet të mbrohet nga kjo nxehtësi, ose duhet të prodhohet nga një material që nuk ndikohet nga temperatura.
Por çdo mjet mbrojtës, do ta shtonte në mënyrë të konsiderueshme peshën e rakëtës. Prandaj gjermanët përdorën një lloj lloj eksplozivi, që nuk do të kërkonte një mbrojtje të madhe ndaj të nxehtit. Pra, për ta përmbledhur, ndërtimi i një rakete që është dizenjuar të lërë atmosferën e Tokës, më pas të ri-hyjë në të dhe të vazhdojë rrugën drejt një objektivi të paracaktuar, nuk është një detyrë e thjeshtë.
Raketa si një objekt është relativisht e thjeshtë për t’u ndërtuar, por vendosja në të e një ngarkese të vogël por shumë të fuqishme eksplozive, që të jetë në gjendje t’i rezistojë udhëtimit, është diçka e ndërlikuar, ashtu siç është edhe zhvillimi i një sistemi udhëzimi të saktë dhe të besueshëm.
Koreja e Veriut, ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e raketave balistike ndër-kontinentale. Por Pheniani po përpiqet ende të kapërcejë disa nga problemet që po has rreth sistemeve të drejtimit. Pamjet e njërit prej testeve të raketës Huasong-14, tregoi se ajo po digjej pas ri-hyrjes në atmosferën e Tokës, dhe në fund u rrëzua në det pranë brigjeve japoneze.
Koreja e Veriut nuk është ende në gjendje të krijojë një bombë bërthamore në miniaturë, e cila të jetë në gjendje t’i rezistojë udhëtimit jashtë dhe pastaj sërish në atmosferën e Tokës. Dhe kjo pasi Pheniani nuk ka akses në satelitët e sistemit GPS, ndërsa sistemet e tij drejtuese nuk janë aq të sakta sa duhet të jenë për një teknologji të tillë.
Fqinji i tyre, Kina, ka një infrastrukturë GPS shumë të sofistikuar dhe të saktë ushtarake, por nuk ka shumë të ngjarë që Kina ta lejojë Korenë e Veriut të ketë qasje në këtë teknologji. Bota mund të shpresojë vetëm që negociatat të zvogëlojnë gradualisht kërcënimin nga raketat bërthamore që vijnë nga Koreja e Veriut. Ndërsa teknologjia e tyre zhvillohet, është e imagjinueshme që koreano-veriorët mund të arrijnë në pikën e ndërtimit të një rakete, e cila mund të jetë në gjendje të godasë kudo në botë.