Heathrow nisi një provë për kontrollimin e temperaturës të enjten për mbërritjet në Terminalin 2, por shefi ekzekutiv i aeroportit John Holland-Kaye ka bërë thirrje për një “standard të përbashkët ndërkombëtar” për të kontrolluar pasagjerët në nisje dhe jo në mbërritje. “Ccdo vend që po kalon në këtë krizë doli me politikën e vet për kontrollimin e njerëzve. Por ndërsa po dalim nga izolimi – dhe po përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të fluturojnë përsëri – kemi nevojë për një qëndrueshmëri, “i tha ai BBC. “Ne po i bëjmë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të punojë me qeveritë e tjera si SH.B.A. dhe BE për të vendosur një standard të përbashkët ndërkombëtar, kështu që kur të udhëtoni jeni të sigurt se do të pranoheni në vendin ku do të shkoni, dhe do të jeni të sigurt gjatë udhëtimit tuaj.
“Dhe unë mendoj se është e rëndësishme që matja e temperaturëa të zhvillohet në aeroport në nisje, në vend se në destinacionin tuaj, sepse nuk do të ishte mirë të mos diturit nëse do të jeni në karantinë ose do të ktheheni në destinacionin tuaj.”