Barcelona po e konsideron ofrimin e Samuel Umtiti te Interi, si pjesë e marrëveshjes që Luataro Martinez të kalojë në Camp Nou.
Blaugrasnasit ka kohë që lidhet me transferimin e sulmuesit argjentinas, derisa klauzola prej 111 milionë eurosh aktivizohet në muajin korrik.
Sidoqoftë, katalunasit janë shumë afër të transferojnë lojtarin, derisa Nerazzurët i duan disa lojtarët në marrëveshje.
Umtiti nuk është më në planet e kampionit të La Liga-s dhe në këtë verë pritet të largohet, pasi më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, gjiganti nga Serie A mund të jetë i interesuar që të transferojë mbrojtësi francez nga Barcelona.
Kartoni i Umtiti besohet të jetë në shumën e 30 milionë euro, derisa Interi e do në marrëveshje edhe Arturo Vidalin dhe një pjesë të parave.