Kontinenti i bardhë mund të marrë një tjetër ngjyrë

0

Antarktidën e njohim si kontinenti i bardhë, por së shpejti mund të marrë një tjetër ngjyrë. Sipas shkencëtarëve, kontinenti mund të kthehet jeshil për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ngrohja globale ka bërë që të lulëzojnë algat rreth sipërfaqes së borës e për këtë fakt shkencëtarët fajësojnë pjesërisht edhe pinguinët. Botanistët nga Universiteti i Cambridge-t krijuan hartën e parë të algave mikroskopike që mund të lulëzojnë në bregun e Antarktikës.

Ata zbuluan se çdo algë mikroskopike në madhësi, nëse bashkohet me të tjerat mund ta kthejë borën në jeshile dhe më pas kjo gjë të shihet nga hapësira.

Sipas studimeve rritja e algave nxitet nga jashtëqitjet e zogjve dhe gjitarëve. Ekspertët besojnë se “bora jeshile” do të zgjerohet më shpejt në të ardhmen për shkak se temperaturat vijojnë të rriten.

Artikulli i mëparshëmSindroma Kawasaki arrin edhe në Serbi, dy fëmijë preken nga kjo sëmundje e rrallë
Artikulli i radhësReal Madridi i ofron Dortmundit njërin nga shtatë lojtarët për Haalandin