Real Madridi i ofron Dortmundit njërin nga shtatë lojtarët për Haalandin

0

Real Madridi thuhet se është i gatshëm që të ofrojë njërin nga shtatë lojtarët te Borussia Dortmundi në mënyrë që të transferojë Erling Haalandin.

Norvegjezi po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion edhe pse kaloi te skuadra gjermane në janar nga Red Bull Salzburgu.

Sipas asj që raporton Diario Sport, Los Blancos e duan transferimin e 19 vjeçarit, derisa kanë vendosur të ofrojnë njërin nga shtatë lojtarët te Dortmundi.

Oscar Rodriguiez, Dani Ceballos, Alavaro Odriozola, Brahim Diaz, Lucas Vazquez, Mairano Diaz dhe Takefusa Kuboa, janë që të gjithë në tavolinë.

Madrilenët besohet se janë të gatshëm që të ofrojnë lojtarë edhe të kalibrit më të lartë siç është James Rodriguez, që po ashtu është në listën e shitjeve.

Achraf Hakimi është aktualisht në huazim te Dortmundi dhe këta të fundit mund të përfitojnë që të ndalin marokenin në Signal Iduan Park si pjesë të marrëveshjes.

Artikulli i mëparshëmKontinenti i bardhë mund të marrë një tjetër ngjyrë
Artikulli i radhësShqipëria e paradokseve!