
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një vajzë vetëm 12-vjeçe është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e ka denoncuar rastin në komisariat.
“Unë kam tre vajza dhe 12 vjeçe kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në çdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, – shprehet nëna e vajzës së zhdukur.
Nëna e vajzës thotë se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.
“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, – thotë nëna e të miturës të zhdukur.