Disa këshilla si të reduktoni kostot nëse ju është shtyrë dasma!

0
This image has an empty alt attribute; its file name is dasem-3-300x200.jpg

Me ceremoninë e dasmës dhe pritjes që kushtojnë 28,000 dollarë, sipas The Knot, ndryshimi i planeve është më shumë sesa një zhgënjim i madh emocional – është gjithashtu potencialisht i kushtueshëm. Por ka mënyra për të minimizuar dëmin financiar:

Shtyni datën, në vend që të anuloni. Përfitimi financiar i shtyrjes është se pagesa që keni bërë tashmë ka të ngjarë të aplikohet në lidhje në datën e ardhshme të dasmës. Nëse anuloni, rrezikoni të mos i merrni mbrapsht paratë e para-paguara.

Lexoni kontratat tuaja me kujdes. Në shumë kontrata parashikohet se nëse dasma anulohet për shkaqe që nuk janë në dorën e asnjërit prej të martuarve, siç është rasti i pandemisë, atëherë të gjitha kostot rinovohen.

 Jini proaktiv dhe fleksibël për vendosjen e një date tjetër. Konsideroni të zgjidhni një ditë më pak tradicionale të javës. Zakonisht dasmat që bëhen gjatë ditëve të javës kushtojnë më pak para.

Festoni në ditën tuaj origjinale të dasmës. Edhe pse jo një këshillë që domosdoshmërish lidhet me anën financiare, kjo këshillë është shumë e rëndësishme për t’iu kujtuar se gjëja më e rëndësishme në marrëdhënien tuaj nuk është dasma, por dashuria, dhe kjo e fundit duhet të festohet çdo ditë.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi? “Mjaltë, hudhër dhe limon”, por sot lideri kontrovers ndodhet në spital
Artikulli i radhësSacchi për “Fenomenin” Ronaldo: Unë nuk do ta kisha marrë kurrë