Dybala-mask frymëzon Juventus: ja linja anti-Koronavirus për tifozët

0

Një linjë maskash mbrojtëse kundër Koronavirus për tifozët e Juventus. Festimi i Paolo Dybala, me duart si maskë në fytyrë është bërë frymëzimi i klubit bardhezi në një linjë të re marketingu. Kampionët e Italisë kanë nxjerrë në shitje “Juventus Face Mask”, maska mbrojtëse me logon e klubit.

Secila prej maskave ka një limit larjesh deri në 10 herë dhe përbëhet nga një shtrat ekofibrash me trajtim antibakterial e disinfektant. Cmimi i një maske të tillë do të jetë 6,90 euro në dyqanet online, ndërsa për tre të tillë shpenzohen 17,90 euro. Për versionin fëmijë (nga 8 në 12 vjec), cmimi është 5,90 euro secila.

Në fakt, bardhezinjtë po ndjekin modelin e Bayern Mynih, që arriti të shiste më shumë se 100.000 maska me ngjyrat e logon e klubit në harkun e vetëm 24 orëve. Masakt e bavarezëve ishin realizuar me shallet që Bayern kishte planifikuar të shpërndante në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Chelsea në rastin e 120 ° vjetorit të themelimit të klubit. Masakt për fëmijët kushtojnë 5,95 euro e ato për të rriturit 6,95.

Artikulli i mëparshëmPolicia e pranon që sistemi TIMS ra për disa orë: Iku energjia
Artikulli i radhësVetëm 16 të shtruar me Covid, asnjë në rrezik/ “Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione”