E veja e Kobe Bryant, Vanessa, do të marrë trashëgimi prej 200 milionë Dollarësh

0
LOS ANGELES, CA – MARCH 09: Los Angeles Lakers Guard Kobe Bryant and his wife Vanessa Bryant pose for a photo during a game between the Los Angeles Kings and the Washington Capitals at STAPLES Center on March 09, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Andrew D. Bernstein/NHLI via Getty Images)

Vanessa Bryant, e veja e yllit të NBA, Kobe Bryant që u bë viktimë e një aksidenti tragjik me helikopter në Kaliforni në 26 janar, do të marrë në trashegimi 200 milionë Dollarë që erdhën pas investimit të bërë nga bashkëshorti I saj teksa bleu aksione prej 5 milionë Dollarësh te kompania Body Armor.

‘Humba një mik të dashur, humba një vëlla me Kobe Bryant, ndërsa Body Armor humbi një baba-tha themeluesi i kompanisë Mike Repole që shtoi se gjurmët digitale të Bryant janë në të gjithë markën Body Armor që nuk do të ishte në këtë pozicion po të mos ishte për Koben që besoi te projekti në 2012 dhe 2013

Repole shiti një kuotë aksionesh te Coca Cola në 2018 dhe marrëveshja bëri që vlera e kompanisë të rritet në 2 miliardë Dollarë, ndërsa vlera e kuotës së Bryant, në momentin që transaksioni u mbyll, u rrit në 200 milionë Dollarë, shifër të cilën do ta përfitojë Vanessa Bryant.

Artikulli i mëparshëmShikoni me kujdes thonjtë, ata janë harta e shëndetit tuaj
Artikulli i radhësMbretëresha Elisabet fshehur pas një shkurreje; Nuk ju shkon mëndja se kë dontë të shmangte me këtë veprim