
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat asnjë person nuk rezulton pozitiv me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, të dielën janë shëruar katër persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.