Neymar është duke pritur me padurim rikthimin në Barcelonë, por kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Kampioni në fuqi i Spanjës nuk po arrin të sigurojë të holla për transferimin e brazilianit për 150 milionë euro.
Katalunasit i kanë kërkuar PSG-së që të ulë çmimin e Neymarit, pasi janë të gatshëm të ofrojnë vetëm një pjesë të të hollave dhe disa lojtarë për rikthimin e tij në Camp Nou.
Megjithatë PSG janë të prerë dhe duan vetëm shumën prej 150 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Por PSG po e shqyrton mundësinë që ta shes Neymarin në kampionatin anglez Ligën Premier.
Mediat franceze kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City janë gati të shpenzojnë shumën e kërkuar nga PSG prej 150 milionë euro për brazilianin.
Të dy skuadrat angleze duan të rikthehen te trofetë dhe afrimi i Neymar do të ishte një goditje e madhe në tregun e transferimeve.
Megjithatë reprezentuesi brazilian do të pres deri në momentet e fundit rikthimin te Barcelona dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ai mund të pranojë transferimin edhe në Angli.
28-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim te Chelsea, ndërsa ai mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer nga pronari i londinezëve Roman Abramovich.