Një ditë pas vrasjes së të riut në Vlorë, krimi mbetet pa autor. Policia e Vlorës ka punuar gjatë këtyre orëve për kapjen e autorëve, ngritjen e pistave të hetimit si dhe trajektoren të cilën kanë ndjekur autorët.
Pista kryesore e hetimit mbetet aktiviteti i mundshëm kriminal në Belgjikë, teksa policia e Vlorës konfirmon gjithashtu se i riu 26-vjeçar ka konflikte të mëparshme edhe në qytetin e Vlorës, si dhe nuk përjashtohet një prishje e pazareve të drogës.
Pra, policia po heton në 3 pista, koha e qëndrimit dhe aktiviteti në Belgjikë, larja e hesapeve dhe trafikim i lëndëve narkotike.
I ndjeri pati ceremoninë mortore ditën e diel dhe pas ceremonisë, policia e Vlorës ka marrë në pyetje familjarë dhe miq të 26-vjeçarit. Ata janë shprehur se nuk kanë informacion për punën e tij në Belgjikë.
Për sa u përket konflikteve të mëparshme,ata shprehen se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të 26 vjeçarit në Vlorë.
Përveçse 12 personave të shoqëruar, familjarëve, miqve, policia e Vlorës ka shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit okular edhe 3 persona gjatë këtij 24 orëvei, por nuk kanë dhënë diçka vendimtare për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.
Grupi hetimor po vijon ende hetimet.