Ambasadorja e SHBA në krah të Bashës: Diskutimi ynë me fokus nga e ardhmja, jo nga e shkuara

0
6cc2fab3 62e0 4712 A1fa A3ed5f4375fa

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dha detaje nga takimi kokë më kokë.

Diplomatja e huaj theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se 31 maj për miratimin e reformës zgjedhore nuk është afat i vendosur nga SHBA.

“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë. Isha shumë e kënaqur që pata mundësinë të takohesha me kryetarin e opozitës z.Lulzim Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Veçanërisht folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar, sikurse e kanë premtuar, për të përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet.”, tha ajo.

Artikulli i mëparshëmRriten shpresat për kurën/ Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë COVID-19
Artikulli i radhësGjiknuri: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet brenda 31 majit