Dëmtohet Ibrahimovic, mund të qëndrojë gjatë jashtë fushave

0

Alarm te Milani. Zlatan Ibrahimovic është dëmtuar dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Mendohet se bëhet fjalë për një tërheqje në pulpë, por te kuqezinjtë i frikësohen edhe një dëmtimi në tendinën e Akilit.

Nëse dëmtimi është kufizuar vetëm në pulpë, sulmuesit suedez do t’i duhen 1 ose 2 muaj rekuperim. Nëse bëhet fjalë për tendinën e Akilit, koha e rekuperimit do të jetë shumë më e gjatë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ibra është dëmtuar në fund të ndeshjes stërvitore. Pas një sprinti, sulmuesi ka ndjerë dhembje në pulpë dhe është larguar nga Milanello.

Tashmë, priten vizitat mjekësore për të qartësuar rëndësinë e dëmtimit.

Artikulli i mëparshëm“Koronavirusi është një alarm fals”/ Zyrtari gjerman publikon dokumentin prej 83 faqesh…
Artikulli i radhësA mund t`ju mbrojë vërtet një simbol nga koronavirusi?