Një 15-vjeçare indiane ka zënë vendin e parë të mediave botërore pasi u pa teksa mbante të atin e saj të paralizuar në biçikletë për më shumë se 1200km.
Ata po largoheshin nga New Dehli për të shkuar në shtëpinë e tyre pasi vendi në të cilin ata punonin u mbyll për shkak të pandemisë.
Ishte pikërisht ky gjest që “pushtoi” mediat botërore.
Por vajza e Presidentit të Amerikës, Ivanka Trump e ka parë në një këndvështrim tjetër. Ajo ka këshilluar shtetin Indian që ta marë për kampionatin e çiklizmit.
“15-vjeçarja Jyoti Kumari mbajti babain e saj të sëmurë e me plagë në biçikletë për më shumë se 1200km teksa po shkonin në shtëpinë e tyre në fshat. “Këmbet e saj të duruara dhe dashuria kanë tërhequr vëmendjen e popullit indian dhe koorporatës së çiklizmit” -shkroi ajo duke ngjallur debate.
Pas këtij komenti Ivanka është përballur me mjaft kritika, shumica e të cilëve ishin nga populli indian.