Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe hoqi të hënën gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur në shkallë vendi për të luftuar koronavirusin pas një rënie të madhe të numrit të rasteve të reja.
“Ne kishim kritere shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Por kemi gjykuar se ne i kemi përmbushur këto kritere,” tha Abe në një konference për shtyp në televizionin kombëtar. “Sot ne do të heqim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin,” tha ai.
Masa për distancim social ka qenë hequr në shumicën e vendit që më 14 maj pasi pati rënie të infeksioneve të reja, por qeveria po mbante nën kujdes Tokion dhe katër prefektura të tjera. Sipas medias kombëtare NHK, deri më tani ekonomia e tretë më e madhe në botë i ka shpëtuar një shpërthimi me më shumë se 16.600 infeksione dhe 839 vdekje.