ANALIZA: Çfarë i kushtoi njerëzimit keqinformimi mbi koronavriusin?

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 112395019_gettyimages-1209152943-3.jpg

Një ekip i BBC që heton keqinformimet në lidhje më koronavirusin ka zbuluar një lidhje  mes sulmeve, zjarrvënieve dhe vdekjeve.

Sipas ekspertëve mundësia për dëmë të shkaktuara nga thashethemet, teoritë e komplotit dhe keqinformimet  në lidhje me shëndetin mund të jetë shumë më i madh, shkruan BBC.

“Ne menduam se qeveria po e përdorte atë për të na hutuar,” thotë Brian Lee Hitchens, “ose po bënte atë që bëri me 5G. Kështu që ne nuk i zbatuam rregullat ose nuk kërkuam ndihmë më shpejt.”

Brian, 46 vjeç, foli në telefon nga shtrati i tij në spital në Florida ndërkohë që gruaja e tij ishte e sëmurë  dhe mbahej me ventilator.

Ajo mezi merr frymë, trupi i saj nuk reagon, tha Bryan me gjysëm zëri.

Pasi lexuan teoritë e konspiracionit në internet, ata menduan se sëmundja ishte një mashtrim – ose, të paktën, jo më keq se gripi. Por pastaj në fillim të majit, çifti u infektua me virus.

“Dhe tani e kuptoj se koronavirusi është i vërtetë,” tha Bryan.

Keqinformimet janë të  rrezikshme

BBC ka  hetuar dhjetëra raste , duke folur me njerëzit e prekur dhe autoritetet mjekësore në përpjekje për të verifikuar historitë.

Efektet janë përhapur në të gjithë botën.

Thashethemet në internet çuan në sulme të turmave në Indi dhe helmime masive në Iran. Inxhinierët e telekomunikacionit janë kërcënuar dhe sulmuar  të gjitha për shkak të teorive të konspiracionit, raporton abcnews.al

Dhe në Arizona, një çift gabimisht menduan se një shishe me pastrues rezervuarësh peshku përmbante një ilaç që mund ti shpëtonte kundër koronavirusit.

Helmimi nga ilaçet e gabuara

Ishte fundi i Marsit kur Wanda dhe Gary Lenius dëgjuan për përdorimin e  hydroksilklorinës.

Çifti vuri re një  ilaç përreth shtëpisë së tyre në Phoenix.

Hydroksilklorina mund të ketë potencial për të luftuar virusin – por ndërsa hulumtimi vazhdon, ai mbetet akoma një eksperiment. Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetit ndaloi përdorimin e saj  pasi një studim i fundit sugjeroi se në të vërtetë mund të rrisë rrezikun e pacientëve që vdesin nga Covid-19.

Spekulimet për efektivitetin e saj filluan të qarkullojnë në internet në Kinë në fund të janarit. Organizatat e mediave,treguan se sipas studimeve të mëparshme ky ilaç mund të ishte efektiv.

Pastaj një mjek francez deklaroi se sipas tij ilaçi ka efekte pozitive kështu edhe interesi për hidroksilkorinën u rrit.

Donald Trump në një status në Twitter tha:

Çfarë keni për të humbur?” tha ai më 3 prill. “Provojeni”.

Ilaçi nuk ishte i sigurt, por ankthi nga pandemia i ka shtyrë njerëzit drejt masave ekstreme.

Në Nigeri, shtrimet në spital nga helmimet me hidroksilklorinë  detyruan zyrtarët e shtetit të Lagos në ndalimin e përdorimit  të ilaçit, raporton abcnews.al

Dhe në fillim të marsit, një 43-vjeçar nga Vietnami u shtrua në një klinikë në Hanoi pasi mori një dozë të madhe të klorokinës.

Drejtori i klinikës, Dr Nguyen Trung Nguyen, tha se burri ishte me fat që mori trajtim shpejt nga stafi i spitalit përndryshe ai mund të kishte vdekur.

Gary Lenius nuk ishte aq me fat. Ilaçi që ai dhe Wanda provuan  përmbante një tjetër kimikat  dhe ishte helmues.

Pas disa minutash, të dy filluan të ndiheshin keq dhe filluan të kishin temperaturë të lartë, ata mezi po merrnin frymë.

Fatkeqësisht Gary vdiq dhe Wanda u shtrua në spital, raporton abcnews.al

Wanda më vonë shpjegoi pse çifti kishte provuar klorokinën.

“Trump ndërkohë nga ana tjetër vazhdonte të thoshte se ishte kurë e efektshme,” tha ajo.

Helmimi nga alkooli

Në Iran, autoritetet thonë se qindra kanë vdekur nga helmimi pas konsumimit të alkoolit pas thashethemeve virale në lidhje me efektet e tij kurative.

Totali i personave të vdekur nga alkooli ishte  796 sipas një zyrtari nga Organizata e Mjekësisë Ligjore në Iran.

E vërteta që qëndron pas këtij numri është e errët në një vend ku alkooli është i ndaluar, raporton abcnews.al

“Ne e dimë se  keqinformimi mund të shkatërrojë jetën,” thotë Clare Milne, zv / redaktore e organizatës për kontrollimin e fakteve në Mbretërinë e Bashkuar Full Fact. “Ka një potencial kaq të madh tek njerëzit.

Përdorimi i dezifektantit

Presidenti Trump ka spekuluar për një numër kurimesh të tjera përveç hidroksilkolinës. Në fund të prillit, ai mendoi se rrezet ultravjollcë mund të neutralizojnë virusin.

Trump më vonë tha se komentet e tij ishin sarkastike. Por disa amerikanë  nuk e morën  në atë mënyrë. Zyrtarët në Kansas thanë se kishin dëgjuar nga dikush që tha që shoku i tij kishte provuar dezinfektues pas lajmit të presidentit.

Dr Duncan Maru, një mjek në Spitalin Elmhurst në New York, thotë se kolegët e tij kanë trajtuar pacientë që janë sëmurë pas kishin konsumuar dezinfektant.

“Këto   mund të sjellin pasoja afatgjata, si kanceret dhe gjakderdhja gastrointestinale”, thotë ai.

Zjarr, sulme dhe komplote

Rrjetet sociale gjithashtu kanë qenë terren kryesor për teoritë e komplotit. Një prej tyre i lidhur me koronavirusin ka rezultuar në zjarrvënie dhe sulme.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 70 dyqane celularësh  janë shkatërruar  për shkak të thashethemeve të rreme se teknologjia 5G e telefonisë celulare ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit, raporton abcnews.al

Në prill, Dylan Farrell, një inxhinier për Openreach, po shkonte me fugon nga   Thurmaston afër Leicester, vetëm kur pa një turmë drejtuar atij.

“Ti nuk ke moral!” bërtiti një burrë. “5G po na vret të gjithëve!”

“Nuk kam dyshim se ai do të ishte përpjekur të futej brenda dhe të më sulmonte fizikisht po të mos i kisha mbyllur dyert menjëherë,” thotë Dylan. “Ishte aq e frikshme”.

Nuk ka pasur arrestime në lidhje me incidentin.

“Ne kemi parë shumë komplote që kanë qenë në internet për një kohë të gjatë tani rreth 5G,” thotë Claire Milne nga Full Fact.

Racizmi dhe sulmet e dhunshme

Në mars, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se pandemia po shkaktonte racizëm.

Ai po i referohej racizmit ndaj njerëzve nga Azia dhe Kina, por virusi ka përkeqësuar tensionet në disa vende, raporton abcnesws.al

Në prill, tre burra muslimanë u sulmuan në Delhi. Ata u rrahën pasi disa zërave se muslimanët po përhapnin virusin.

Në Sisai, një fshat i vogël në Indinë lindore, pati përplasje midis bandave. Një i ri humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Raporte të rreme kanë qarkulluar edhe brenda bashkësive etnike. Në Bradford, Angli, qarkulluan zëra se pacientët me ngjyrë ishin lënë të vdisnin, raporton abcnews.al

Dhe në Indore, një qytet në Indinë-perëndimore-qendrore, mjekët në një mision për të gjetur dikë që mund të ishte i ekspozuar ndaj virusit u sulmuan me gurë. Videot mashtruese të WhatsApp pohuan se muslimanët e shëndetshëm u morën nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe infektoheshin me virus.

  Keqinformimet nga interneti

Keqinformimi në internet mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta, dhe platformat e mediave sociale si Facebook thanë se do të heqin postimet e koronavirusit që përbëjnë një kërcënim.

Por gjithashtu mund të ketë efekte indirekte ose të vonuara.

Brian dhe gruaja e tij nuk kishin një besim të fortë në lidhje me sëmundjen – përkundrazi ata ishin midis mendimit se virusi ishte një mashtrim, i lidhur me 5G, ose një sëmundje e vërtetë, por e butë, raporton abcnews.al

Kështu që ata vazhduan jetën normalisht pavarësisht paralajmërimeve zyrtare. Brian vazhdoi të punojë si një taksist në qytetin e tij të lindjes. Ai nuk përdori as maskë as doreza kurrë.

Pasi u infektua me koronavirus  Brian iu drejtua mediave sociale, kësaj radhe për të paralajmëruar njerëzit për keqinformimin dhe teoritë e komplotit.

Ekspertët thonë se postimet si  të Brian mund të jenë më të dobishme për të luftuar komplotet sesa artikujt e lajmeve, raporton abcnews.al

Në maj , dy burra në të dyzetat e tyre u shtruan në një spital  në rrethin e New York të Queens, të dy ishin shumë rëndë.

Brenda disa orësh, Dr Rajiv Fernando tha se njëri prej tyre vdiq ndërsa tjetri kaloi në ventilator.

Dr Fernando pyeti burrat pse ata nuk kishin ardhur më shpejt në spital. Ata i shpjeguan atij se ata lexuan diku në internet se virusi nuk ishte shumë serioz, raporton abcnews.al

“Ata provojnë terapi alternative,” thotë Dr Fernando. “Ata mendojnë se kjo është ashtu si gripi.”

Por ndërsa studimet vazhdojnë për një vaksinë kundër koronavirusit,  është vënë re se keqinformimet përbëjnë një kërcënim shëndetësor të mundshëm – megjithëse nuk janë një rrezik i menjëhershëm.

E ardhmja është e frikshme, thonë profesionistët e mjekësisë, për shkak të asaj që po shohin tani.

Brian, pacienti me koronavirus nga Florida, ka një mesazh për njerëzit që ende besojnë në teoritë e komplotit që ai vetë besoi disa ditë më parë.

“Mos u bëni budallenj si unë,” thotë ai, “dhe nuk do t’ju ndodhë e njëjta gjë ashtu siç ndodhi me mua dhe gruan time”.

Artikulli i mëparshëmLagarde: S’ka skenar B për eurozonën. Kjo është kriza më e keqe që nga Lufta e Dytë Botërore
Artikulli i radhës“I thashë Messit se isha bashkatdhetari i tij, që të mos më turpëronte në ndeshje”