Nuk ka më gërshet, është koha për një look më agresiv. Cristiano Ronaldo demonstron në rrjetet sociale, e përmes Instagram kërkon madje opinionin e tifozëve, me atë koment “aprovohet?”, që ai vetë ka shkruar poshtë fotos.
Ndryshon akoma model flokësh Cristiano, që një javë më parë ishte prezantuar në publik me gërshet, aty ku më parë ishte bishti i samurajit. Këtë herë ka zgjedhur një prerje më të egër, agresive, ndoshta një model flokësh që i shkon për shtat periudhës së rifillimit të kampionatit që tashmë është tek porta.
E nuk kanë munguar komentet e personave vip e shkoëve të skuadrës. Pinsoglio, portieri i tretë i bardhezinjve, ka komentuar me emoticon të vetëtimës e një derrkuc, Douglas Costa është shkrirë së qeshuri, ndërsa shumë të tjerë i kanë kujtuar Cristianos se atë look e kishte në fillim të karrierës, kur mrekullonte në rradhët e Manchester United.