Pablo Alvarez, veç Catania-s, gjithashtu luajti në Spanjë dhe, kur veshi fanellën e Real Zaragoza, ku pati mundësinë që ta ndante fushën me një lojtar tjetër të shkëlqyer: Lionel Messi:
“Ndodhi diçka e magjishme. I thashë Messit se isha bashkatdhetari i tij, ndaj nuk duhej të më bënte të dukesha keq (të më turpëronte në ndonjë dyluftim).
Ai po vdiste nga e qeshura. Atë ditë mora fanellën e Leo, që e kam në koleksionin tim, në shtëpi.
Cili ishte më i vështirë për t’u markuar, ai apo Ronaldinho? Messi luajti në anën tjetër të fushës, atë mbrëmje, kështu që nuk kisha asnjë problem. Dinho ishte i pandalshëm”.