“Korani, Stilolapsi, Çiftelia”, pseudonimet e ish-spiunëve, tani politikanë, ja kërkesa e Murrizit

0

Deputeti i opozitës Myslim Murriz ka propozuar një projektligj për përjashtimin nga funksionet drejtuese të të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve. Nisma ka qenë pjesë e diskutimit e nismës në komisionin e Ligjeve.

Gjatë mbledhjes, nismëtari i projektligjit, deputeti Myslim Murrizi, ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga anëtarët e tjerë të komisionit, për të larguar personat me të shkuar të dyshimtë por nuk ia ka dalë për t’i bindur. Anëtarët e tjerë të Komisionit janë shprehur se personat që kanë pasur poste disa vite me parë, tani janë minimalisht në moshën 60-vjeçare dhe nuk mbajnë më poste publike.

Murrizi ka nxjerrë emra të ish-spuinëve që tashmë janë edhe në politikë, e nxirren sa herë në debatet parlamentare sa herë që palët kanë konflikte. Ai u shpreh se këta persona mund të jenë punonjës në administratën, por jo në postet drejtuese.

“Unë nuk mund të jem “fair” me drejtësinë e re kur shoh në KLP, KLGJ, Prokurorinë e sotme, ish-kryetarin e hetuesisë së Krujës që duan të jenë apo janë në KLP dhe KLGJ, njerëz që kanë ushtruar funksionet hetuesi dhe oficer në sigurimin e shtetit aspirues për drejtus të kësaj drejtësie shqiptare. Që tani në moshën 60 e kusur të aspirojnë në këtë poste drejtuese  pas 30 vitesh kur kemi shumë studentë që kanë mbaruar pas ’91 fakultetin e drejtësisë. Jo pak herë në sallën e Parlamentit , në media për interesa meksine kanë bërë shou politik, duke akuzuar si  bashkëpunëtore, madje duke iu përmendur  pseudonime si Korani i Myzeqesë,  Gaforrja, Çakmaku, Stilopasi. Koha e gaforreve, e Cifftelisë e koranit, Çorapeve dhe Rrjepësit duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë, që të mos jenë më pjesë e vendimmarrjeve të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Murrizi.

Sipas tij, nëse miratohet një projektligj i tillë, mund të eliminohen më shumë se 300-400 individë nga 2 mijë zyrtarë që drejtojnë apo janë zgjedhur nga Parlamenti në institucionet shtetërore.

Në këto debatet për teatrin e fundit ka edhe aty edhe ka plotë njerëz me pseudonimet e tyre, që tani duan të jenë pjesë e politikës dhe të shfaqen si shpëtimtarë të demokracisë dhe po hyjne neper valeve te televizioneve. “Ka edhe aty pse pseudonime qe do te habiten. Libri dhe librat e ish-sigurimit te shtetit nuk duhet te na derdellisin me dhe te dominojne politiken”, tha Murrizi.

Artikulli i mëparshëmShevçenko i tregon të gjitha: Gjuajtja e penalltisë? Mu shfaq e gjithë jeta para syve
Artikulli i radhësPastori i bashkisë që për “Bibël” ka urdhrat e Ramës dhe Veliajt