
Një grua, e akuzuar për vrasjen e një vajze 7-vjeçare në një park në Bolton të Anglisë, ka dalë në gjyq përmes një video-lidhjeje nga një spital mendor i sigurisë së lartë.
Eltiona Skana, 30 vjeç, është me origjinë nga Shqipëria, raporton ITV.
Ajo ishte veshur me një kostum sportiv Adidas dhe konfirmoi vetëm emrin e saj para togave të zeza.
Skana akuzohet për vrasjen e Emily Jones më 22 mars në Ditën e Nënave.
Ajo e qëlloi me thikë teksa vogëlushja ishte me prindërit. Shqiptarja u arrestua në vendin e ngjarjes, kurse vajza ndërroi jetë pak më vonë.
Sulmi ishte i paprovokuar dhe babai i vajzës së vogël ishte dëshmitar.
Gjyqi vazhdon.