‘Momenti i Europës’/ Çfarë parashikon paketa 750 miliardë Euro

0

Një fond gjigant ndihme prej 750 miliardë Eurosh është propozuar nga Komisioni Europian për të ndihmuar Bashkimin Europian që të kalojë ‘krizën e paprecedentë’.

Sipas BBC, paketa përbëhet nga grante dhe kredi për çdo shtet anëtar.

Ekonomitë e 27 vendeve të bllokut janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, kurse disa shtete në jug kanë qenë të zhytura në borxh edhe përpara krizës.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se ‘ky është momenti i Europës’.

Plani quhet Gjenerata Tjetër BE. Ai duhet të miratohet nga shtetet e BE, por Gjermania dhe Franca kanë mbështetur planin, që parashikon mbledhjen e parave në tregjet e kapitalit.

Paketa parashikon që 750 miliardë Euro do ndahen në 500 miliardë Euro grante dhe 250 milionë Euro kredi. Duke llogaritur edhe paketën e parë të ndihmës prej 540 miliardë Eurosh, shto këtu buxhetin prej 1.1 trilion Euro për vitet 2021-2027, atëherë në total shuma shkon në 2.4 trilion Euro.

Komisioni thotë se shuma do të paguhet përgjatë 30 viteve të ardhshme në formën e një takse karboni, një takse dixhitale dhe një takse mbi plastikën e pariciklueshme.

Në përgjithësi paketa do të nxisë investimet që mbrojnë mjedisin dhe është mirëpritur nga ambientalistët. Por Brukseli do i lejojë rajonet të shpenzojnë si të duan deri në vitin 2022, rëndësi ka që të krijohen vende pune, edhe pse mund të ketë kosto për klimën.

Artikulli i mëparshëmA do ta hajë Reforma në Drejtësi veten e saj?
Artikulli i radhësMeta: Publikimi i mesazheve, akt transparence dhe sovraniteti