36 pedalues janë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, pasi sipas policisë nuk kanë pedaluar në pistat e rezervuara për to, si dhe të respektohen rregullat për sigurinë.
Këto masa sipas policisë vijnë pasi në qytet është rritur numri i përdoruesve të biçikletave si dhe në disa ngjarje rrugore kanë qenë të përfshirë këta të fundit.
Njoftimi i plotë nga policia:
Pedalo biçikletën në pistat e rezervuara për to, respekto rregullat, për sigurinë tende dhe të tjerëve në rrugë.
Duke konsideruar rritjen e ndjeshme të përdoruesve të biçikletave në kryeqytet dhe faktin që në disa ngjarje rrugore janë përfshirë shumë drejtues biçikletash, rrugorët e kryeqytetit, prej disa ditësh kanë analizuar me kujdes mekanizmat e ngjarjeve rrugore dhe shkaqet e tyre.