Parlamenti i Kinës ka miratuar një ligj të ri për sigurinë në Hong Kong. Sipas këtij ligji, quhet krim nëse minon autoritetin e Pekinit në këtë territor.
Ekspertët dhe media thonë se ky ligj do i japë fund statusit unik të Hong Kongut.
Për herë të parë, Kina do të mund të instalojë agjencitë e saj të sigurisë në rajon.
Lëvizja e Kinës ka provokuar një valë protestash. Kurse SHBA thotë se tanimë Hong Kongu nuk është një provincë autonome.
Hong Kongu iu dorëzua Kinës në vitin 1997, pasi deri atëherë ishte nën kontrollin e Britanisë së Madhe. Kina e mori me një marrëveshje unike: sipas parimit, ‘një vend, dy sisteme’.
Kjo parashikon që disa liri në Hong Kong duhet të ruhen, siç është lirua e fjalës, e tubimit, një gjyqësor i pavarur, etj.