Dy muaj më parë, Rusia i tha jo propozimit të Arabisë Saudite për ulje më të thellë të prodhimit të naftës. Ishte e mjaftueshme për të filluar një luftë çmimi që, përkoi me pandeminë Covid-19, dhe shkaktoi miliarda dollarë humbje në të ardhura nga nafta si për Rusinë ashtu edhe për Arabinë Saudite, ndërsa i detyroi të dy vendet të miratonin shkurtime prodhimi edhe më të thella nga sa ishte diskutuar më parë.
Disa thonë se lufta e çmimeve nuk kishte të bënte kurrë me Arabinë Saudite dhe Rusinë. Ata thonë se bëhet fjalë rezervat e naftës në shtresat argjilore të SHBA. Nëse kjo është e vërtetë, çfarë do të ndodhë kur prodhuesit amerikanë të rinisin prodhimin me kapacitet të plotë si para pandemisë globale?
Mund të tingëllojë e parakohshme të flasim për rritjen e prodhimi të West Texas Intermediate ndërkohë që ende çmimet janë nën 40 dollarë për fuçi dhe ka të ngjarë të qëndrojë nën këtë vlerë për një kohë të gjatë. Por përfundimisht, çmimet do të rriten: prodhuesit e naftës nga shtresat argjilore kanë shkurtuar një copëz të fortë të prodhimit të tyre, kërkesa po përmirësohet, dhe jo më pak, por me rritme shpresëdhënëse, ndërkohë që shumë prodhues janë në prag të falimentit. Në fakt, sa më shumë që 250 prodhues amerikane mund të kalojnë shpallin falimentin brenda vitit, sipas Rystad Energy, përveç rastit që çmimet do të ngriheshin shumë dhe shpejt.
Gazetari ekonomik i përqendruar në Gjirin Persik, Frank Kane shkroi për Arab News se lufta tjetër e çmimeve është vetëm disa dollarë për fuçi larg. Këto pak dollarë do të motivojnë prodhuesit të fillojnë të rritin prodhimin e tyre.
“Nuk do të kishte kuptim aspak që Arabia Saudite të vazhdojë me shkurtimet e saj që po i japin frymëmarrje tregut, nëse prodhuesit në SHBA. do të përmbysnin botën me naftë përsëri”, shkroi Kane, duke shtuar se “Beteja për pjesën e tregut – me Mbretërinë Sauditet duke i ndezur përsëri pompat e në kapacitet të plotë – do të kthehet përsëri.”
Rusia ka deklaruar se mund të mbijetojë me çmime Brent të lira për vite me radhë për sa kohë që “e lirë” do të thotë jo më pak se 40 dollarë për fuçi. Arabisë Saudite i duhet dyfish I këtij çmimi për të dale pa humbje. Por pse duhet të dalin pa humbje? Ka shumë vende që jetojnë mjaft mirë me deficitet e buxhetit, dhe Shtetet e Bashkuara janë — ose kanë qenë, para pandemisë — deri tani shembulli më i mirë. Ministri i Financave i Arabisë Saudite kohët e fundit tha se ekonomia e Mbretërisë ishte mjaft e fortë për t’i bërë ballë efekteve të çmimeve të ulëta të naftës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ka të ngjarë të jetë mjaft solide për të duruar një raund tjetër të prodhimit maksimal, i cili do të ishte përgjigja e vetme ndaj rritjes së prodhimit amerikan që do të kishte kuptim për Arabinë Saudite.
Bursa për datën 28 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 287.00 | – 0.75 |
DIESEL | 272.75 | – 5.25 |
BRENT | 33.28 | + 0.66 |
©aktualitet.al