Nuk kanë fund skandalet për Bill Clinton, zbulohet lidhja tjetër e dashurisë

0

Bill Clinton po përflitet për një histori tjetër dashurie, këtë herë me Ghislaine Maxwell, që lindi gjatë udhëtimit të tyre të përbashkët me një avion privat. Detajet për këtë marrëdhënie janë publikuar në një libër të ri i titulluar “Një vdekje e favorshme: Vdekja Misterioze e Jeffrey Epstein”.

Në një fragment të librit të shkëputur nga “The New York Post” burimet thonë se Clinton ka kryer marrëdhënie me Maxwell gjatë udhëtimit me avion dhe se ai e ka vizituar atë në shtëpinë e saj në Manhattan.

Por ish-presidenti i ka mohuar pretendimet e ngritura për këtë çështje. “Është një gënjeshtër totale sot, është një gënjeshtër totale nesër dhe do të jetë një gënjeshtër totale për të gjithë vitet duke nisur nga tani”, ka thënë zëdhënësi i Clinton.

Clinton dhe Maxwell janë akuzuar se kanë rekrutuar vajza të reja pedofilit Epstein dhe për herë të parë janë fotografuar bashkë në vitet 2000 në avionin e tij privat.

Burimet në libër thonë se Clinton ishte lidhur me Epstein vetëm për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me Maxwell. Por ish-presidenti është shprehur më herët se ai nuk ka ditur asgjë për abuzimin e Epstein me vajzat e reja.

Në media ka shkaktuar bujë të madhe edhe lidhja e Bill Clinton me Monica Lewinsky. Në një dokumentar të publikuar pak kohë më parë ish-presidenti shprehej se ai kishte bërë dashuri me Lewinsky-n për të menaxhuar ankthin kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Artikulli i mëparshëmKriza në Shqipëri/ Shinasi Rama: Jeni në diktaturë. Brekët i keni firmato? Por të prodhuara në Kinë e Bangladesh
Artikulli i radhësDoli nga karantina, por tani India përballet me “pushtimin” e karkalecave që shkatërrojnë gjithçka