Rihapen sallat e gjyqeve, ja si do zhvillohen seancat/ A është e mundur të zbatohen në praktikë ato që parashikon qeveria?

0

Në fillim të pandemisë, seancat gjyqësore u mbyllën për të shmangur rrezikun e infektimit nga Covid-19, duke lënë shumë qytetarë në “rrugë të madhe”.Prej 85 ditësh vendi ynë ka ngelur pa gjykata edhe pse të gjitha aktivitetet e tjera të mundshme kanë nisur nga puna e tyre me urdhër të qeverisë.

Kjo zvarritje prej 85 ditësh nga ana e gjykatave ka treguar paaftësi nga ana e tyre, për të mos llogaritur këtu edhe numrin e çështjeve të grumbulluara që presin të shqyrtohen.

Qeveria shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur që të rihapen të gjitha gjykatat për të zhvilluar seancat e planifikuara gjyqësore.

Sipas Dosja.al, në aktin normativ, të ndryshuar me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se tashmë, pas periudhës së pandemisë, do të nisë rizhvillimi i seancave gjyqësore, por duke zbatuar një protokoll sigurie.

VKM-ja për seancat gjyqësore

Në vendim thuhet se duhen shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore. Të gjitha senacat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe pa praninë e publikut.

Artikulli i mëparshëmONM mbron Dacin dhe vettingun: Vendimet e KPA janë të pakthyeshme!
Artikulli i radhësKur do të nisë transporti urban në Tiranë? Ky do të jetë maksimumi i kapaciteteve