Babai vret në gjumë për nder vajzën 14- vjeçare, Irani “ngrihet në këmbë”

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, ku një 14-vjeçare është vrarë nga babai i saj, pse ishte larguar me të dashurin.

Romina Ashrafi ishte larguar nga shtëpia me të dashurin e saj 31 vjecar, Bahamn Khavari e kishin udhëtuar drejt Talesh, 320 km në veri perëndim të kryeqytetit Teheran.

Por pas pesë ditësh ata u kapën nga policia, e cila e ktheu vajzën tek i ati, pavarësisht lutjeve të saj që të mos e linin në duart e tij, sepse druhej që do të bëhej i dhunshëm.

Dhe vajza kishte të drejtë, pasi i ati e vrau.

Reza Ashrafi, që tani është arrestuar, akuzohet se përdori një drapër për të vrarë të bijën teksa flinte gjumë.

Vrasja ka tronditur Iranin dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Situata është acaruar aq shumë sa ka ndërhyrë dhe vetë presidenti i vendit duke kërkuar “veprim të menjëhershëm” kundër të ashtëquajturave vrasje nderi”.

Kreu i shtetit Iranian, Hasan Rouhani urdhëroi kabinetin qeveritar të masa masa urgjente pas ngjarjes së rëndë që shokoi vendin.

Shahnaz Sajjadi, këshilltare presidenciale për cështjet e të drejtave të njeriut, tha se pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, duhet rishikuar ideja që shtëpia është një vend i sigurtë për gratë e fëmijët.

“Më shumë krime ndaj femrave po kryhen në shtëpi, sesa në shoqëri”, u shpreh ajo.

Në shoqëritë tradicionale të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, fajësohet kryesisht vajza që largohet nga shtëpia se njollosi nderin e familjes, dhe jo i rrituri që e joshi kur ajo ishte për më tepër si në këtë rast, ende një fëmijë.

Artikulli i mëparshëmVëllai i Pablo Escobar përfundon duke shitur telefona
Artikulli i radhësMSH: Konfirmohen 23 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit, zgjerohet harta e infektimeve