Familja e shenjtë / Lindur në Nazaret (jo në Betlehem), me 6 vëllezër. Historianët rindërtojnë fëmijërinë e Jezusit

0
Screen Shot 2016-04-29 at 09.13.17

Betlehem. Në Bazilikën e Nativitetit ka një yll të argjendtë mbi të cilin ndodhet mbishkrimi: “Këtu, nga Virgjëresha Mari lindi Krishti Jezus”. Për të hyrë në atë vend duhet të përkulesh: e vetmja hyrje është e gjatë një metër e njëzetë. Hyrja kaq e ulët pengonte që të futeshe në kishë me kalë. Por a është e vërtetë që pikërisht këtu Shpëtimtari u shfaq mbi tokë? Cilët ishin prindërit e tij, ku kanë jetuar? A mund të rindërtohet historia e tyre?

Mistere

Mbi të gjitha duhet nisur nga ungjijtë. “Në ato ditë, një dekret i Cezar Augustit urdhëronte që të bëhej rregjistrimi i të gjithë tokës (…). edhe Jozefi, nga Galilea, nga qyteti i Nazaretit u ngjit në Jude në qytetin e Davidit, të quajtur Betlehem: ai i përkiste në fakt shtëpisë dhe familjes së Davidit. Duhej të rregjistrohej bashkë me Marian, bashkëshorten e tij, e cila ishte shtatzënë. Ndërkohë që ndodheshin në atë vend, asaj iu plotësuan ditët kur duhej të lindte. Solli në dritë djalin e saj të parë, e mbështolli me fasha dhe e vendosi në grazhd, sepse për ta nuk kishte vend për t’u akomoduar diku tjetër”. Luka rrëfen gjtihcka mbi lindjen e Jezusit: emrin e prindërve, momentin dhe vendin. Mateu, i vetmi ungjillist tjetër që rrëfen lindjen, kufizohet të thotë që Jezusi lindi në Betlehem në kohën e mbretit Herod. Duke përmbledhur të dy historitë, mund të sigurosh panoramën e përsosur. Por të mbushur me mistere. Duke filluar nga nëna dhe babai.

Virgjëreshë dhe nënë

Maria, nëna e Jezusit, mbeti shtatzënë dhe e lindi fëmijën pa e humbur virgjërinë. E rrëfen Luka dhe e konfirmon Mateu, i cili rrëfen për shfaqjen e ëngjëllit tek Jozefi (“Jozef, bir i Davidit, mos hezito të marrësh me vete Marian, bashkëshorten tënde. Në fakt, fëmija që ka lindur ajo vjen nga Fryma e Shenjtë”). Mbi virgjërinë e Marias pas lindjes “këmbëngul edhe një ungjill apokrifik që ka patur një influks shumë të madh, Protoungjilli i Xhakomos i shkruajtur diku rreth vitit 150 pas Krishtit”, thotë Mauro Pesce, docent i historisë së krishtërimit në Universitetin e Bolonjës.

Për të justifikuar mrekullinë, Mateu citon profetin biblik Isaiah: “Ja virgjëresha do të sjellë në dritë një bir: atij do t’i jepet emri i Emanuelit (Zoti me ne)”. Objektivi është i qartë: “Një pjesë e të krishterëve të parë”, thotë Pesce, “ishte e bindur që shkrimet e shenjtë hebraikë i referoheshin në mënyrë precize Jezusit. Kështu interpretonin tekstet e lashtë biblikë në mënyrë që t’i përshtasnin me bashkëkohoren”.

Megjithatë, në themel të gjithckaje ka ndoshta një farë shtrembërimi: në tekstin e Isaiah fjala hebraisht almah do të thotë po, “virgjëreshë”, por në kuptimin “vajzë e re”, pa e saktësuar gjendjen seksuale. Por në shekullin 2 pas Krishtit, disa të krishterë, të ndikuar nga filozofi helenistike e shihnin me dyshim materien dhe seksualitetin: kështu, duke e përkthyer almah, preferuan që të theksonin atë nuancë. “Dhe virgjëria e Marias shërbeu për të përforcuar një vizion antiseksual”, thotë Pesce.

Në shtëpinë e Marias

Asnjë tekst nuk thotë që Maria ishte nga Jeruzalemi. Madje, ëngjëlli shkon dhe e gjen në Nazaret, vendi i Jozefit, kur ajo është vajza e premtuar. Kështu rrëfen Luka, që vazhdon me historinë e vizitimit të Marias tek kushërira Elisabeta, edhe ajo protagoniste e një shtatzanie prej mrekullie për arsye se ishte e moshuar tashmë. Edhe pse të dy gratë u takuan jashtë mureve të qytetit, Elisabeta banonte sigurisht afër Jeruzalemit, duke qenë se ishte bashkëshortja e priftit Zaharia, i cili në atë kohë po konvertohej. Vec të tjerash, për Lukën, ky cift është thelbësor për mesazhin që duhet të dërgojë: Nga Elisabeta dhe Zaharia do të lindë Gjon Pagëzori, profeti që do të njohë Jezusin si Mesia, por edhe kushëriri i tij. Një afri me shenjtëri absolute pra.

Protoungjilli i Xhakomos e mbledh familjen e Marias në Jeruzalem. Ndërsa Jozefi banonte në Nazaret. Pro si u takuan? Autori i Protoungjillit u përpoq që të bëjë bashkë të gjithë fijet e rrëfimit: Maria lindi në Jeruzalem dhe e kaloi të gjithë fëmijërinë në një tempull “ku e merrte ushqimin nga një ëngjëll”. Më pas do t’i jepet grua Jozefit, që do ta merrte në Nazaret. Këtu do ta gjejë Engjëlli i lajmërimit dhe prej këtu do të nsiet për të kërkuar Elisabetën. Dhe në këtë pikë, protoungjilli duhet të kujdeset për babanë e Jezusit, që do të bëhet figurë themelore.

Ungjijtë e Mateut dhe Lukës vendosin Davidin, mbret dhe mesia i Izraelit, mes paraardhësve të Jozefit. Por përtej kësaj gjenealogjie, për babanë e Jezusit ungjillistët thonë shumë pak: dihet që ishte një tekton, një term grek që për shumë kohë është përkthyer si marangoz por që në të vërtetë do të thotë karpentier: nuk prodhonte dollapë, por punonte në ndërtim.

Numër i mbyllur

Sipas Protoungjillit, kur Maria mbushi 12 vjeç, Zaharia urdhëroi që të gjithë burrat me prejardhje mbretërore të mblidheshin në Jeruzalem, deri sa një prej tyre të zgjidhej nga Perëndia si bashkëshort i të resë, që prej kohësh jetonte në tempull. Mes tyre ishte dhe Jozefi: bashkëshortja e tij e parë (të cilës i injorohet emri) kishte vdekur, duke e lënë atë baba të katër fëmijëve: 4 meshkuj (Juda, Jozefi, Xhakomo dhe Simoni) dhe të paktën dy vajza. edhe në këtë histori qëllimi është i qartë: justifikimi i vëllezërve të Jezusit të pranishëm në ungjij, pa e kontaminuar mitin e Virgjëreshës. Që Jezusi kishte vëllezër, në fakt, këtë askush nuk e kishte mohuar: në Ungjillin e Markut dhe Mateut përmenden me emra. “Dhe pas vdekjes së Jezusit”, vazhdon të shpjegojë Pesce, “vëllai Xhakomo pati një rol të rëndësishëm në grupin e ndjekësve në Jeruzalem. Sipas akteve të Apostujve, ai është në të vërtetë në krye të komunitetit. Problemi, nëse kish, ishte që të kuptohej nëse fëmijët ishin të Marias apo të një tjetre, sic pohon Protoungjilli i Xhakomos. Unë besoj se janë të gjithë vëllezër gjaku. Asnjë tekst fetar, kur flet për ta, nuk mohon që janë bij të Marias dhe Jozefit”. E megjithatë, në ikonografi familja e shenjtë është e përbërë gjithmonë nga nëna, babai dhe fëmija. “Vëllezërit dhe motrat janë eleminuar nga kuadri familjar”, shpjegon Pesce “për të privuar nga domethënia figurën historike të Jezusit dhe ekzaltuar atë hyjnore”.

Të gjithë në Betlehem

Tani duhej vendi i duhur për të sjellë në botë Jezusin. Vendi ideal ishte Betlehemi, ku kishte lindur Mbreti David. Këtu këmbëngulin Mateu dhe Luka: lindja në qytetin e Davidit, përkitja në vijën e gjakut të tij përbën një konfirmim që ishte Mesia i shumëpritur. Aq sa Flavia Xhulia Elena, nëna e perandorit Kostantin, në 327 shkoi për pelegrinazh në vendet e pasionit të Jezusit. Dhe pikërisht në Betlehem njerëzit i jepnin tregues të vendit ku mund të kish lindur Shpëtimtari. Gjeti kështu një shpellë prapa një altari romak që i dedikohej Adonit: një vend ideal për të qenë lindur Jezusi. Këtu u ndërtua Bazilika e Nativitetit.

Pena e Mateut dhe Lukës dëshiron që t’i ofrojë Jezusit ata aspekte hyjnorë që besimtarët i prisnin që nga Testamenti i Vjetër. Dhe kështu, nëse tek Mateu prindërit e Krishtit duken të shtyrë nga fati, në Betlehem pikërisht në momentin kur Maria duhet të lindë, Luka ofron një shpjegim më tokësor: ishin në Betlehem se po ndodhte një rregjistrim i madh, që i detyronte të gjithë të ktheheshin atje ku kishin lindur. Por ka një problem: rregjistrimi i Augustit i vitit 8 para Krishtit ishte vetëm për romakët. Rregjistrimi për të cilin flet Luka ishte në fakt i Kuirinios, guvernator i Sirisë, i vitit 6 pas Krishtit, ndoshta shkruesi i afroi datat për të sjellë lindjen në Betlehem.

Ndërsa historianë të tjerë mendojnë që rregjistrimi i përmendur është ai i vitit 6 para Krishtit, gjithnjë po i Kuirinios, kur ishte një funksionar i thjeshtë. Por, në fund ajo që ka rëndësi është të shpëtojë simbologjia: sic ka një vlerë simbolike data e lindjes, që në shekullin 4 u caktua 25 dhjetori. Në pjesën tjetër, ungjijtë e quajnë Jezusin Nazaren: ndoshta vendi i vërtetë i lindjes ishte aty ku Jezusi kaloi fëmijërinë.

“Në tekstet më të lashtë nuk ka interes të madh për babanë dhe nënën e Jezusit, as edhe për ngjarjet e lindjes”, saktëson Pesce. “Interesi për familjen e shenjtë lindi rreth viteve 70-80, kur u shkruajtën ungjijtë e Lukës dhe Mateut. Të gjithë së bashku, krijuan versionin e tyre të lindjes. Një rrëfim i bërë më shumë me besim se sa histori.

Njeriu Jezus

“Asnjë nga ungjijtë nuk është vepër e apostujve apo dëshmitarëve okularë, por i ndjekësve anonimë: i redaktuan mes viteve 70 dhe 150 duke përdorur tekste mbi thëniet e Jezusit që qarkullonin mes të krishterëve të parë. Prandaj nuk mund të shkojmë pas në kohë deri tek ajo cfarë ka thënë dhe bërë Jezusi. Mund të rindërtojmë formën që parabolat e tij, thëniet e tij apo rrëfimet mbi të kishin para se të ripërpunoheshin në ungjij. Por mes këtyre rindërtimeve dhe Jezusit ka një distancë që nuk është e mbushur me dëshmi historike”.

Dhe kështu mbetet më i madh misteri për fëmijërinë e Jezusit: cfarë takimesh e formuan karakterin e tij, përvec Gjon Pagëzorit? Si u maturua formimi kulturor dhe fetar biri i një karpentieri të thjeshtë? Pyetjet mbeten pa përgjigje. Ndoshta përgjithmonë.

Artikulli i mëparshëmSi krahasohet pandemia në SH.B.A. me pjesën tjetër të botës
Artikulli i radhësBletët punëtore të Moravës tërheqin vëmendjen e mediave të huaja