Fëmijën e zuri porta nën vete, të paqarta rrethanat e vdekjes

0

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Hasit, ku një fëmijë i moshës 8 vjeç ka humbur jetën për shkak se e ka zënë nën vete porta e fushës së minifutbollit në shkollën e qytetit.

Sipas burimeve, fëmija ka vdekur në spitalin e Krumës duke mos i shpëtuar dot lëndimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet aktualisht Policia. Fëmijës pritet t’i bëhet autopsia në spitalin e Kukësit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur Fusha e Sportit në qytetin e Krumës, shtetasi E. C. 8 vjeç, duke luajtur me fëmijë, është rrëzuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup nuk janë konstatuar shenja.

Artikulli i mëparshëmGoditi patrullën e policisë me darë metalike/ Habit eksperti: Mjeti nuk…
Artikulli i radhësKosovë/ Reagon ambasada e SHBA: Partitë politike të zbatojnë vendimin e Gjykatës