FOTOT: Konjaku 258 vjeçar shitet për 146 mijë $

0
This image has an empty alt attribute; its file name is http___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200528075847-oldest-cognac-auction-scli-intl-gbr-300x169.jpg

Një shishe tepër e rrallë konjaku, prodhuar në vitin 1762, u shit të enjten në ankand për 146 mijë dollarë. Konjaku “Gautier” është një prej më të vjetërve në botë, prej tij kanë mbetur vetëm 3 shishe, sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.

Shishja e shitur të enjten është më e madhja nga të trija, jo më kot është mbiquajtur “vëllai i madh”. Ajo ishte pronë e së njëjtës familje për breza me radhë. “Vëllai i vogël” u shit në ankand në Nju Jork në vitin 2014 ndërsa “motra e vogël” gjendet në muzeun “Gautier”, në qytezën Konjak të Francës.

Fituesi i ankandit do të shpërblehet edhe me një eksperiencë të paharrueshme në distilerinë e “Gautier” në Francë, themeluar në vitin 1755.

Shishja në vetvete ka një histori mbresëlënëse, të paktën sipas asaj që pronari i mëparshëm tregoi për “Sotheby”. Në shekullin XIX, stërgjyshërit e tij birësuan një jetim të quajtur Alphonse, i cili më pas shkoi të punonte në zonën e Konjakut. Kur u kthye në shtëpi një dekadë më vonë ai solli me vete një kuti plot me shishe konjaku.

Mes tyre ishin edhe tre shishet “Gautier”, që janë ruajtur në mënyrë të përkryer prej asaj kohe. Alphonse nuk mundi të kthehej i gjallë pasi luftoi në Luftën I Botërore në vitin 1914, por shishet mbetën pjesë e familjes.

Artikulli i mëparshëmBasha vijon takimet me bizneset e vogla në Tiranë: Vendimi i qeverisë për t’iu mbyllur herët ishte i paligjshëm dhe i dëmshëm
Artikulli i radhësAmbasadorja Yuri Kim: Rama, Meta e Basha janë të aftë të bashkohen! Shqipëria duhet të zbatojë reformat për integrimin!